Kundërpërgjigje Putinit: Kosova s’është Donbas

Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur, sipas Hartwig

Ndryshe nga rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur, ka thënë eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, me bazë në Gjermani, Matthias Hartwig.

Sipas tij, Kosova i plotëson kushtet për të qenë shtet i pavarur, pasi një shtet mund të ekzistojë në qoftë se i përmbush këto tri elemente: territorin e përcaktuar, popullsinë e përhershme dhe kapacitetin udhëheqës.

“Të tria këto elemente, Kosova i plotëson”.

“Në rastin e pjesës lindore të Ukrainës, Rusia dëshiron të formojë një shtet që nuk ekziston, pasi ai është pjesë e një shteti tjetër dhe kjo përbën ndërhyrje të madhe në sovranitetin e një shteti”, ka thënë Hartwig për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tri ditë para se ta niste pushtimin e Ukrainës, më datë 24 shkurt, ka njohur dy rajonet separatiste të këtij vendi, Donjeck-un dhe Luhansk-un, pra si shtete të pavarura.

“Republikat e Donbasit – siç njihen bashkërisht Donjecku dhe Luhansku – kanë vepruar njësoj si Kosova me shpalljen e pavarësisë.” ka thënë Putin në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Moskë.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika