“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, ‘Brigada e Veriut’ jeton”, grafite shoviniste në veri të Mitrovicës

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës janë vendosur grafite të reja me mesazhin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”

Mëngjesin e sotëm, muret e objekteve në veri të Mitrovicës janë përfshirë nga një valë e re e grafitëve.

Në gjuhën serbe, shkronjat me ngjyrë të kuqe, blu dhe të bardhë shfaqen me një mesazh: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton.”

Grafitet e tilla nuk janë të reja e as të vetmet. Ato janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, duke treguar se ky mesazh po përhapet nëpër pjesën veriore të vendit.

Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për t’i shpallur  terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika