Kurti: 380 familje të komuniteteve joshumicë do të përfitojnë financim për strehim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se 380 familje të komuniteteve joshumicë do të përfitojnë ndihmë financiare për materiale ndërtimore, duke bërë strehimin "prioritet kryesor" të qeverisë së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një Konferencë të donatorëve për strehimin e qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë së tij për të siguruar strehim për familjet në nevojë.

Kurti ka njoftuar se 380 familje do të marrin ndihmë materiale për ndërtimin e shtëpisë, duke theksuar se synimi është të ofrohet strehim për të gjitha familjet në nevojë.

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohje për donacionet e dhëna dhe ka theksuar ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në kohë e që kanë ndihmuar në shmangien e qëndrimit në tenda.

“Strehimi i familjeve më të cenueshme në shoqërinë tonë është prioritet i Qeverisë sonë. Këtë vit kemi ndarë financim për më shumë se 380 familje nga komunitetet joshumicë që do të përfitojnë nga banimi i përmirësuar. Këtu përfshihen familjet që kanë marrë materiale ndërtimore, si dhe financim për shtëpi të reja nga Ministria për Komunitete dhe Kthim”, ka deklaruar Kurti.

“Familjet nga komunitetet joshumicë kanë marrë financim edhe nga MAPL-ja për rinovimin apo ndërtimin e shtëpive, kur kam vizituar këto projekte ndërtimore dhe familjet të cilat po përfitojnë kam parë se si investimi po ka ndikim jo vetëm në situatën e tyre materiale, por edhe në ndjenjën dhe shpresën për t’i kontribuuar komunitetit dhe vendit”, ka thënë tutje ai.

Ai gjithashtu ka treguar për vizitat e tij te familjet përfituese dhe ka shprehur besimin se deri në takimin e radhës do të sigurohet strehim për të gjitha familjet e nevojshme.

“Sot është ditë e ftohtë që na bën mirënjohës që kemi një shtëpi e strehë dhe besoj se deri në fund takimit do t’i sigurojmë një strehim për të gjitha familjet në nevojë”, ka shtuar ai.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka theksuar rëndësinë e punës në riatdhesimin e personave të shpërngulur dhe ka njoftuar nisjen e një programi për zhvillim ekonomik, që synon avancimin e kthimit të tyre.

“Kthimi nuk është vetëm te ndërtimi i shtëpive dhe kjo nuk është as gjysma e punës, por duhet të punojmë në riatdhesimin e tyre. Përkundër shumë aktiviteteve dhe programeve këtë viti, kemi nisur me programin për zhvillim ekonomik dhe do të shërbejë në avancimin e të kthyerve dhe po ashtu ndoshta nuk mund të ofrojmë shumë të madhe, por do të mund të ofrojmë 100 mijë euro dhe kjo nuk është vetëm shifër, por është edhe strategjia”, ka deklaruar ai.

Ministri Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se disa familje në Plemetin të Obiliqit nuk janë të kënaqura me objektin e banimit dhe ka potencuar nevojën për të shmangur gabimet e mundshme në ndërtimin e objekteve banimi për familjet në Gjilan dhe Ferizaj.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika