Kurti: Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është Marrëveshja Bazike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se së pari duhet të nënshkruhet marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe më pas mund të flitet për Asociacionin. Kurti theksoi se të gjithë ata që e nxjerrin Asociacionin nga paketa, do t’i bëjë dëm Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ka thënë se Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas tij, prioritet mbetet Marrëveshja bazike, andaj kreu i ekzekutivit u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos ta nxjerrin nga paketa draft-statutin apo Asociacionin si një çështje.

Ai ka thënë se nuk duhet ngatërruar hierarkia e gjërave teksa insiston në paketën e ofruar e cila u refuzua nga pala serbe.

Kryeministri thotë se së pari duhet të nënshkruhet marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe më pas mund të flitet për Asociacionin.

Kurti theksoi se të gjithë ata që e nxjerrin Asociacionin nga paketa, do t’i bëjë dëm Kosovës.

“Më 26 tetor, dy ditë pas vërejtjeve të mia kapitale për draft-statutin e Asociacionit si propozim euro-amerikan kam ofruar që ta nënshkruajnë një paketë ku është marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe ky draft statuti për të cilin i kam pasur vërejtjet, por atje në Bruksel u tha se është çështje urgjente. Agresioni rus në Ukrainë nuk po përufdnon, edhe një luftë në Lindjen e Mesme nisi, andaj është e domosdoshme që të bëjmë diçka shpejt, por oferta ime u refuzua nga pala serbe. Të mos ngatërrojmë hierarkinë e gjërave, e më pas mund të flasim për Asociacionin. Të gjithë ata që e nxjerrin Asociacionin nga paketa i bëjnë dëm Kosovës. Nuk mund ta nxjerrësh Asociacionin nga paketa e ta bësh prioritet për nga koha ose në qendër për nga hapësira e tryezës. Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike prandaj të gjithë kolegët e mi jo vetëm në Kosovë, i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin apo Asociacionin si një çështje. Një shtet vlerësohet mbi atë se si respekton minoritetet e pakicave”, tha ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika