Kurti: Autoblindat e reja nga SHBA për FSK-n, dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pajisur me autoblinda të reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

Ceremonia e pranim-dorëzimit u zhvillua sot, ku morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheu ushtarak i SHBA-së në Kosovë, nënkolonel Jonathan Shaw.

Kryeministri Kurti e cilësoi këtë furnizim si “një dëshmi të partneritetit të palëkundur me SHBA-të” dhe “një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai theksoi se ushtria e Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet krah për krah me partnerin strategjik amerikan, jo vetëm në aspektin e trajnimeve, por edhe të shkollimit dhe doktrinës, e cila bazohet në atë të ushtrisë së SHBA-ve.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika