Kurti dhe Sveçla e takojnë u.d. drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti këtë të premte në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Në takimin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kryeministri Kurti e ka uruar Hotin për përgjegjësitë e reja, dhe se forcimi i rendit publik e sundimi i ligjit sipas tij ajnë synimi i tyre i pëbashkët.

“Forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim i yni i përbashkët”, ka deklaruar Kurti, njofton Zyra e Kryministrit.

Foto nga takimi

Po ashtu, kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla bëhet e ditur se i dhanë mbështetjen e plotë Hotit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit.

Ndërsa, Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës tri ditë më parë.

Foto nga takimi

Kurti e caktoi Hotin në këtë pozitë, pasi Samedin Mehmeti kishte dhënë dorëheqje, pas rastit të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga pesë persona.

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares, jep dorëheqje drejtori i policisë së Kosovës

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika