Kurti: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia

E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, e as paqja dhe siguria në Evropë, ka thënë kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia më 24 shtator në Banjskë kishte synuar ta përsëriste atë që bëri presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Donbas.

Në Konferencën e Partisë Laburiste, në Liverpool, Kurti tha se synimi i Serbisë kishte qenë pushtimi i veriut të Kosovës.

Sipas kreut të ekzekutivit, Serbia po vazhdon ta terrorizojë Kosovën në forma të ndryshme, përfshirë përdorimin e vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit dhe po ashtu ndërhyrjen në mënyrë aktive për të penguar pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, e as paqja dhe siguria në Evropë. Ndërsa nisim rrugën e integrimit në BE dhe NATO dhe bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, duke i kthyer ato në fqinjësi të mirë, unë kërkoj që të merret seriozisht ndikimi rus i kanalizuar përmes Serbisë dhe kërcënimi që ajo përfaqëson, në mënyrë që tirania e atyre që mbajnë pozita publike për të shtypur dhe destabilizuar demokracinë në shtete tjera të mund të ndalet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ndikimi i Partisë Laburiste të Britanisë në fatin e Kosovës ka qenë shumë i rëndësishëm.

“Në vitin 1999, nën udhëheqjen e Tony Blair, Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e intervenimit ushtarak të NATO-s, për të ndaluar vazhdimin e fushatës gjenocidale nga forcat serbe… pastaj në shkurt të vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Mbretëria e Bashkuar, me Gordon Broën si kryeministër, ishte një nga vendet e para që njohën shtetësinë e Kosovës”, tha Kurti.

Ai foli për qeverisjen social-demokrate në Kosovë, reformat e ndërmarra, politikat sociale, të punësimit, energjetike si dhe ato në arsim, fushat prioritare të qeverisë sipas buxhetit të këtij viti, indikatorët ekonomikë dhe progresin demokratik të evidentuar në raportet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika