Kurti flet për drejtuesit e grevës, i quan sindikalistë të PAN-it

Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit të dielën. Në një prononcim për media, Kurti ka thënë se shpreson se mësimi të fillojë të hënën dhe se drejtuesit e grevës, sipas tij, janë sindikalistë të PAN-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e 25 shtatorit ka votuar për zgjedhjet e brendshme të Lëzizjes Vetëvendosje, i cili në të njëjtën kohë, është edhe kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie.

Pasi ka votuar, Kurti është deklaruar para gazetarëve për grevën që po vazhdon të mbahet nga SBAShK-u.

Ai ka thënë fjalë të ashpra për sindikalistët, të cilët i ka quajtur  “sindikalistë të PAN-it”, koalicioni PDK-AAK-Nisma, i cili ishte drejtuar nga Ramush Haradinaj.

“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbim”, ishin fjalët e Kurtit, njofton EO.

Përkundër faktit që ende nuk ka ndonjë marrëveshje në lidhje me grevën mes Qeverisë së Kosovës dhe SBAShK-ut, kryeministri Kurti shpreson se mësimi do të fillojë nesër.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nisë mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje të dielën e 25 shtatorit po mban zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika