Kurti i rriti pagat, Haradinaj e quan të “turpshme”: S’duhet të ketë pagë nën 1 mijë euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave në sektorin publik.

Ai e ka quajtur rritjen e pagave si të “turpshme” dhe ka theksuar se pagat në vend nuk duhet të jenë më të ulëta se 1,000 euro.

“E turpshme me vepru kështu. Besoj që shumë të punësuar në sektor publik do të dinë më ia kthy të njëjtin poshtrim që ky ua bën më këto. Pastaj shikoni si mashtrimi i tij, thotë 55 euro tani, në janar edhe thotë 11- euro në Korrik, në fakt nuk është 110 euro por edhe 55 euro të tjera. Rritja e pagave duhet të ndodh në sektorin publik, duhet të jetë kredibile. Koeficienti duhet të rritet i tillë, pra që mos me mbetet pagë nën 1 mijë euro. S’mund të vazhdojmë më një qasje që me kursye tek të punësuarit”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Kritika e Haradinajt vjen pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili njoftoi se rritja e pagave do të jetë 55 euro që nga janari i vitit 2025. Ai ka shtuar se rritja e dytë e pagave për 55 euro të tjera do të bëhet edhe verën e ardhshme.

Haradinaj e përshkroi rritjen e pagave si një lëvizje të bërë në panik, duke theksuar se kjo ndodhi për shkak të rënies së popullaritetit të Kurtit.

“Që në vitin e parë të ardhjes së kësaj qeverie, ka pas bazë, të paktën për shumën që ky e quan rritje, ka mund me i rritë nga 110 euro. Se ka pasur buxhet, s’ka pas asnjë problem. Në fakt unë mendoj që i urren të punësuarit në sektorin publik. Ky i konsideron diçka e keqe, e keni parë sjelljen e tij me sindikatat, me policinë. Si i ka trajtuar ata kur kanë pasur kërkesa, si i ka trajtuar mësimdhënësit. Mirëpo këtë lëvizje e ka bërë në panik.  Se edhe shihet që nuk është mirë e ndërtuar. Në panik ët rënies së popullaritetit të tij”, ka shtuar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika