Kurti: Kosova ka nevojë për Kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se më 18 prill 2022, zhvillohet intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Në njoftim, Albin Kurti ka thënë se, Kosova ka nevojë për kryeprokuror që ka integritet moral dhe profesional, që është energjik, puntor dhe i guximshëm. Po ashtu, ai ka shtuar se, krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo dhe tërë kohën.

Që nga viti 2015, Kryeprokuror i Shtetit të Kosovës ishte Aleksander Lumezi, të cilit i skadon mandati në prill të vitit 2022. Kryeprokurori i Shtetit zgjidhet çdo shtatë vjet dhe nuk ka te drejtë riemërimi.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika