Kurti: Liberalizimi i vizave dhe aplikimi për anëtarësim në KiE konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur evropiane

“Këto dy vendime të rëndësishme brenda më pak se një jave konfirmojnë rrugën tonë evropiane, konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur dhe konfirmojnë se Kosova i përket Evropës si union, si vlerë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë adresimit të tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, konfirmojnë se vendi është në rrugën e duhur evropiane.

“Javën që lamë pas edhe këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më evropian dhe më afër Evropës. Me shumë punë dhe angazhim vitin e kaluar arritëm që gjatë presidencës çeke ta zhbllokojmë procesin e liberalizimit të vizave. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët tanë mund të udhëtojnë pa viza në 32 vende të reja evropiane. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme, ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë”, ka thënë ai.

“Këto dy vendime të rëndësishme brenda më pak se një jave konfirmojnë rrugën tonë evropiane, konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur dhe konfirmojnë se Kosova i përket Evropës si union, si vlerë”, shtoi ai.

Ndërkaq këtë javë u mor një vendim tjetër në Strasburg.

“Komiteti i ministrave me mbi 2/3 e votave të nevojshme votoi për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Besojmë thellësisht se si shtet i ri, demokratik e paqedashës do të japim kontributin e çmueshëm si anëtarë me të drejta të plota”.

“Çështja e të personave të zhdukur me dhunë – aktuale dhe permanente deri në zgjidhjen e saj”

Kurti ka treguar se këtë të mërkurë do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Sipas Kurtit, kjo është një çështje aktuale dhe permanente deri në zgjidhjen e plotë të saj.

“Miratimi i këtij projektligji sot është i një simbolike të veçantë, jo vetëm për faktin që jemi në prag të shënimit të 27 prillit, por edhe në vazhdën e iniciativave të konkretizuara së fundmi, si në procesin e liberalizimit të vizave dhe në procesin e anëtarësimit të KiE, po ashtu kur çështja e personave të zhdukur me forcë ka marrë një dinamikë të re edhe në kuadër të dialogut”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika