Kurti: Ligji për paga duhet të përgatitet në mënyrë të sofistikuar, prandaj edhe mund të zgjasë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar vonesën e procedimit të ligjit për paga në Kuvend duke thënë se është një ligj i sofistikuar dhe që bëhet për herë të parë në Kosovë, prandaj duhet të jetë i përgatitur në mënyrë të mirëfilltë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e 7 tetorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ligji i pagave i ka përfunduar konsultimet publike dhe se hollësitë procedurale për të janë duke u trajtuar para se të vijnë në Qeveri dhe në Kuvend.

“Profesionistët shëndetësorë e kanë atë që e meritojnë maksimalisht në rrethanat dhe  mundësitë ekzistuese. Përpos pagës dhe shtesave standarde në ligjin për zyrtarë publikë, ata që punojnë në sektorin publik do të kenë shtesa të veçanta”, ka thënë Kurti kur ka folur për benefitet e këtij ligji.

Kurti ka thënë se ky ligj nuk është sjellë në pranverë sepse është dashur të përgatitej mirë dhe në mënyrë të sofistikuar pasi Kosova e ka për herë të parë këtë ligj.

“Sa u përket profesionistëve të huaj, sidomos atyre nga mërgata, ne u bëjmë thirrje edhe njëherë që të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësor, ashtu që ta rrisim cilësinë dhe të plotësojmë zbrazëtirat që i kemi dhe gjithashtu edhe kontributin e tyre i cili është më shumë spontan, ta bëjmë institucional”, ka vijuar Kurti.

Ndërsa për ata që po e lënë vendin, Kurti ka thënë se nuk i mohon largimet, por edhe nuk janë ashtu siç po i fryjnë.

“Ne natyrisht që punojmë e angazhohemi që të mos shkojnë punëtorët nga shërbimi shëndetësor publik i Kosovës, disa shkojnë jashtë vendit, por nuk po shkojnë ashtu siç thuhet”.

Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që t’ bashkohet stafit shëndetësor në Kosovë në mënyrë që të forcohet sistemi shëndetësor.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika