Kurti: Marrëveshja dhe Aneksi i Ohrit të zbatohen shpejt dhe pa kushtëzime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka deklaruar se Marrëveshja e arritur në Bruksel si dhe Aneksi i saj, i arritur në Ohër, duhet të zbatohet shpejt dhe pa kushtëzime

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin, ka biseduar edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka deklaruar të mërkurën se Marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, si dhe Aneksi i saj, i arritur në Ohër, duhet të zbatohen shpejt, në tërësi dhe pa kushtëzime.

Ndërsa, zëvendëspresidenti Wieland ka nënvizuar progresin e dukshëm të Kosovës në krahasim me rajonin, gjë që tha se nuk kalon pa u vënë re.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

“Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik të rajonit dhe marrëdhëniet fqinje, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Lidhur me këtë të fundit, kryeministri tha se Marrëveshja Themelore e 27 shkurtit në Bruksel dhe aneksi i saj i 18 marsit në Ohër të zbatohet shpejt, plotësisht dhe pa kushte”, ka njoftuar ZKM-ja përmes një komunikate.

Kryeministri Kurti e ka falënderoi Wieland për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian në procesin integrues në Bashkimin Evropian dhe afirmimin e shtetit të Kosovës.

Ndër të tjera, në njoftimin e ZKM-së, duke theksuar “përkushtimin në prioritetet e Qeverisë për punë dhe drejtësi”, Kurti ka përmendur rezultatet dhe progresin në dy vitet e qeverisjes, “të cilat janë evidentuar, përveç raporteve tjera ndërkombëtare, edhe nga vetë raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën që është publikuar së fundmi”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika