Kurti me lëvdata edhe për sektorin e drejtësisë: Kemi qartësuar rrugën për zhvillimin e Vetingut

I pari i ekzekutivit, Albin Kurti, vazhdon të rendit të arriturat e Qeverisë gjatë vitit 2022 në sektorë të ndryshëm. Ai tani ka ndarë arritjet në sektorin e drejtësisë, ku sipas tij nga Qeveria është qartësuar rruga për zhvillimin e Vetingut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar “arritjet” e Qeverisë së tij në sektorin e drejtësisë, duke i renditur edhe miratimet e Projektligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria ka qartësuar rrugën për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, bartës i së cilit sipas tij, do të jetë Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Miratuam Strategjinë e Sundimit të Ligjit. Miratuam Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Planin e veprimit për vitet 2022-2026”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe se Qeveria ka lansuar Protokollin Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale.

Dhe se Qeveria ka ndryshuar Kodin Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje.

“Komisioni i Venecias i ka aprovuar ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkruar tutje Kurti.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka treguar edhe se është miratuar në Kuvend Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, sipas tij, janë miratuar në lexim të parë Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe ai për Prokurorinë Speciale.

Ndërkaq, ai ka thënë  se në lexim të parë është miratuar Projektligji  për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Renditjen e të arriturave, Kurti ka përmbyllur me miratimin e Planit të Veprimit për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë”.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika