Kurti: Mërgata është pika thelbësore për zhvillimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Kurti në takim me mërgatën në Teksas, ShBA, ka thënë se duhet të ketë bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë në mes tyre dhe Kosovës

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) si pjesë e dialogut me mërgatën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas, ku ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në këtë shtet.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për kontributin e madh nga mërgata e Amerikës për çështjen e Kosovës si dhe rolin vendimtar në zhvillimet historike për vendin.

Shefi i ekzekutivit, ka theksuar zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar bashkë për të mirën e përbashkët.

“Në qeverisjen tonë, mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, vëmendja e veçantë e Qeverisë për mërgatën është reflektuar edhe në programin qeverisës.

Ai, ndër të tjera, ka përmendur edhe nismat e qeverisë për një program nacional për transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, strategji të re për diasporën dhe projektligj të ri.

Po ashtu, shefi i Qeverisë ka theksuar se nëpërmjet nismës së dialogut me mërgatën synohet zhvillimi i partneriteteve me mërgatën dhe thellimi i bashkëpunimit të tyre me institucionet e Kosovës në fushat e arsimit, investimeve dhe inovacionit.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka interesim për të krijuar partneritet të ngushtë me mërgatën, dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët po ashtu ndërmarrësit nga mërgata bashkë me partnerët ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë.

Në këtë takim, Kurti është shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika