Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Kosova është më e sigurt se kurrë sepse Policia është më e fortë se kurrë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, tha se vendi është më i sigurt se kurrë më parë, falë forcimit të Policisë së Kosovës.

Kurti tha se forcimi i Policisë, veçanërisht në veri të vendit, ka ndihmuar edhe në zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok.

Ai përmendi edhe policët e rënë në detyrë, të cilët i cilësoi si heronj të vendit, ndërsa tha se themelimi i Xhandarmërisë do të shërbejë si përforcim shtesë për Policinë e Kosovës.

“Kosova është më e sigurt se kurrë më parë, sepse Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë”.

“Me sakrificë dhe shumë mund u ngrit ky institucion, ku sot secili dhe secila që është pjesë e tij punon me përpikëri për sigurinë e vendit”.

Krimi, siç tha Kurti, nuk ka vend në Kosovë, falë punës së Policisë së Kosovës.

“Janë ngritur dhe forcuar mbi 20 stacione dhe baza policore në gjithë veriun, aty ku më parë nuk kishte asnjë stacion policor”.

Kjo, tha Kurti, ishte e rëndësishme edhe për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok.

“Themelimi i Xhandarmërisë do të shërbejë si një përforcim shtesë, me mandat të qartë për sigurinë e vijës ajrore dhe tokësore të vendit”.

6 Shtatori është dita e Policisë, e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi dhe e të gjithë atyre që angazhohen që shteti të ketë paqe, siguri dhe dinjitet”, tha Kurti./EO

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika