Kurti në SHBA nis negociatat me MCC-në për projektin energjetik

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka filluar negociatat në SHBA me Kryeshefen e (MCC), Albright, për projektin energjetik “Kompakt” me vlerë rreth 200 milionë dollarë

Në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që, sipas tyre, e kalon shumën e 200 milionë dollarëve e që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Me këtë rast kryeministri Kurti ka falënderuar zonjën Albright për kontributin e veçantë të MCC-së në ekonominë e Kosovës.

Edhe Albright, e ka falënderuar kryeministrin e Kosovës për angazhimin e tij në projektin e lartcekur.

Tutje në njoftim thuhet se, në këtë takim nga pala kosovare kanë marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli, Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita.

Ndërkaq, nga përfaqësuesit e MCC-së, kanë marrë pjesë Jonathan Brooks, zëvendëspresident për programet në Evropë, Azi, Paqësor dhe Amerikë Latine, Thomas Kelly, zëvendëspresident për politika dhe vlerësim, si dhe Paula Garcia Tufro, shefe e stafit të kryeshefes Albright. ​

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika