Kurti: Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë mbi moshën 16-vjeçare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në Kosovë shamia apo elementet e tjera fetare nuk duhet të ndalohen. Por, sipas tij, shamia dhe elementet e tjera fetare duhet të lejohen vetëm për personat e moshës 16 e mbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media e ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me fushatën e nisur kundër ndalimit të shamisë në shkollat e mesme.

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin siç ka thënë të disa qytetarëve. Ai është shprehur se shamia duhet të lejohet në institucionet publike e edhe në shkolla, por jo nën moshën 16-vjeçare.

Sipas kryeministrit, personat e moshës 16-vjeçare do të duhej të lejoheshin edhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe komunale.

Ai ka bërë të ditur se janë duke punuar në projektligjin për liritë fetare dhe ai do të shkojë në Kuvend.

“MAShTI është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve të cilët e kanë nisur një fushatë për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, ne do ta kemi projektligjin për liritë fetare, të cilin do ta sjellim në kuvend. Por qëndrimin tim e kam thënë para shumë viteve, ai është se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë në jetën publike të qytetarëve duhet të jenë të lire, por gjithashtu kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu. Moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra që kanë ndodhur”, ka deklaruar Kurti.

“Meqë mund të marrësh kartën identitare në moshën 16-vjeçare, meqë sistemi e lejon kurorën në moshën 16-vjeçare, besojmë që në të ardhmen e afërt mosha e votimit të jetë në 16 vjet, siç është në disa vende evropiane”, ka vijuar ai.

Kryeministri i Kosovës, gjithashtu, foli për deklaratat e president Aleksandër Vuçiq, i cili kishte thënë se shteti i Kosovës po tenton të shpërndajë frikë përmes dhunës te serbët e Kosovës.

Kurti ka folur për vete duke thënë se është kryeministër i shpresës, kurse presidenti i Serbisë është president i frikës dhe i shantazhit.

“Jam kryeministër i shpresës dhe i progresit, në Serbi kemi një president të frikës dhe kërcënimit. Kur ata flasin për dhunë për vrasje, flasin për vete, flasin për imagjinatën e tyre, nuk flasin për republikën tonë, për republikën flasin institucionet tona”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës u shpreh se Serbia po i financon dhe përkrah në mënyra të ndryshme strukturat dhe bandat kriminale në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika