Kurti pas takimit me emisarët: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale

Shefi i Ekzekutivit, Albin Kurti, ka thënë se rruga përpara drejt deeskalimit të situatës në veri është "ndalimi i menjëhershëm i sulmeve të ekstremistëve të dhunshëm dhe grupeve kriminale kundër organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe ndaj gazetarëve"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka “shprehur përkushtimin e tij të pakursyer për uljen e tensioneve”.

Ai ka përmendur disa hapa thelbësorë drejt deeskalimit të situatës në veri të vendit, duke filluar me mbarimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga grupet ekstremiste dhe kriminale.

Gjithashtu, ai ka theksuar rëndësinë e sundimit të së drejtës për të siguruar një fushatë të lirë dhe të ndershme për zgjedhjet e ardhshme.

“Në një takim me Escobar të SHBA-ve dhe Miroslav Lajçak të BE-së, shpreha përkushtimin tim të pa rezervë për deeskalim. Hapat thelbësorë përpara janë mbarimi i menjëhershëm i sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale, si dhe sundimi i së drejtës për të siguruar fushatë të lirë, të ndershme dhe zgjedhje”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Delegacionet e BE-së dhe ShBA-së janë duke qëndruar në Prishtinë dhe Beograd për të gjetur një zgjidhje për qetësimin e situatës në tri komuna në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, kishte deklaruar Lajçak, pas takimit trepalësh mbrëmjen e 5 qershorit.

Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tri kërkesat e Lajçak dhe Escobar.

Por, nuk ka pasur një pranim të menjëhershëm të propozimeve nga Kurti dhe bisedimet do të vazhdojnë për dy ditë.

Lajçak dhe Escobar janë pyetur nëse Kurti i ka pranuar propozimet e tyre, të dy thanë se janë në “fillimin e misionit të tyre”, i cili do të zgjasë dy ditë.

“Shpresoj se do të njoftojmë për lajme të mira në fund, por nuk kemi arritur atje ende”, kishte deklaruar Lajçak.

Në tri komunat veriore, serbët lokalë po protestojnë rregullisht prej 29 majit për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale – të cilët fituan zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika