Kurti për formimin e Qeverisë: Nuk është kollaj, ka shumë xhelozi e inat – alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pranuar edhe vetë se mund të jetë e vështirë të formohet qeveria e re deri të dielën, afati i fundit për këtë proces.

Ai ka theksuar se nëse nuk arrihet marrëveshja, alternativa mbeten zgjedhjet e reja.

Ai gjithashtu ka kritikuar partitë ish-opozitare, duke shtuar se “nuk duket të kenë vullnet dhe synim për të bërë qeveri”.

Kurti ka përmendur se pas përpjekjeve deri të dielën, dy janë mundësitë ose formimi i qeverisë, ose rikthimi në zgjedhje të reja.

“Do të përpiqemi maksimalisht që deri në dielën më së larg, të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë ose nuk e kemi bë (qesh). Prandaj në këto ditët e mbetura, jemi duke komuniku, jemi duke bisedu. Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prapë. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika