Kurti për ish-Burgun e Prishtinës: Vendi i historive të dhunës së regjimit serb ndaj patriotëve shqiptar

Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës është kthyer në muze, e gjithë kjo në shenjë përkujtimi për sakrificat që kanë kaluar të burgosurit në po këtë vend, rreth “Burgut të Idealit” ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili këtë vend e ka quajtur si vend që mban histori të dhunës së regjimit serb ndaj patriotëve shqiptar

Burgu i Idealit

Gjinden mbi nëntë mijë emra dhe mbiemra të të burgosurve shqiptarë në të gjitha burgjet politike në Kosovë dhe Serbi.

Për Burgun e Idealit ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Një mur me thënie, vargje e ilustrime nga ish të burgosurit. Poshtë korridorit, në fund të katit të parë, brenda rrojtores së dikurshme, është një ekran. Janë më shumë se 9 mijë emra dhe mbiemra të të burgosurve shqiptarë në të gjitha burgjet politike në Kosovë dhe Serbi,” ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, brenda këtyre 17 qelive të ish-Burgut të Prishtinës jetojnë histori të shumta të dhunës së regjimit serb mbi patriotët shqiptar, që nga ndërtimi i tij në vitet e 50-ta, e deri në vitin 1999. Kujtime e dëshmi të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë e idealit për liri.

Ekspozita e cila u hap sot gjatë ditës së martë të 12 korrikut, sipas kryeministrit tregon realitetin e shumë të burgosurve dhe burgjeve. E punuar në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, kjo ekspozitë është faza e parë e hapjes së burgut, ka shkruar Kurti.

Ndërtesa e cila është shndërruar në Muze të Burgut të Prishtinës, do të restaurohet tërësisht ka shkruar kryeministri.

Kjo ndërtesë do të jetë aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, në kujtim të qëndresës dhe në përkujtim të torturave në terrorirn e përjetuar nga të burgosurit.

Ndër të tjera, kryeministri ka shkruar se “Ky burg që sot hapi dyert, do të ruajë e dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë.”

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika