Kurti: Po presim me padurim rivitalizimin e Procesit të Berlinit

Kurti pas takimit me kancelarin gjerman Scholz, ka thënë se duhet të bëhet progres në procesin e Berlinit dhe ka falënderuar Gjermaninë që ka kontribuuar në rindërtimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët për media, ka thënë se kjo vizitë është historike, pasi është vizita e parë e një kancelari gjerman pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga synimet e përbashkëta, për një Evropë të lirë që jeton në paqe.

“Bota ka ndryshuar pas 24 shkurtit, në këtë kohë kemi nevojë për lidership evropian”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, Gjermania ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në rindërtimin e Kosovës.

“Sot e sigurova kancelarin që përkundër vështirësive, Qeveria po vazhdon me reforma të përgjithshme, në përputhje me premtimet dhe perspektivën evropiane”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se ka kërkuar mbështetje nga Gjermania për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e që për këtë, siç ka thënë ai, Scholz ka shprehur mirëkuptim të plotë.

“Me nevojë urgjente është anëtarësimi i Kosovës në partneritetin e paqes të NATO-s dhe për këtë kërkova mbështetjen e Gjermanisë”, ka shtuar Kurti.

Sa u përket çështjeve të dialogut me Beogradin, shefi i ekzekutivit ka thënë se janë treguar palë konstruktive dhe kreative.

Sipas tij, Serbia po i bllokon ato që janë arritur në procesin e Berlinit, siç është çështja e targave dhe ajo e energjisë.

“Ne nxisim çdo vend në ballkan që të angazhohet për tregun e përbashkët rajonal”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Kosova u bën thirrje të gjithë Ballkanit, që të nënshkruajnë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftim.

“Të gjithë do të përfitojmë duke hequr barrierat per tregti të lirë, por këtë do ta bëjmë në përputhje me vlerat e BE-së”, ka shtuar Kurti.

“Ia shpreha kancelarit edhe shqetësimet tona mbi sigurinë e energjisë dhe theksova që të gjejmë mundësinë e bashkëpunimit në strategjinë e energjisë”, ka përfunduar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Ndërsa, Kurti i pyetur se si duhet që Kosova të lidhet në aspektin ndërkombëtar nëse merren parasysh, që trupat e KFOR-it nuk janë më të nevojshme të jenë prezente, ai është përgjigjur se, prania e NATO-s është e domosdoshme.

“Në pranverën e vitit 1999, NATO e përbërë nga 19 shtete anëtare ka ndërhyrë kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, dhe me 12 qershor kur kanë hyrë trupat e NATO-s në Kosovë janë pritur me lule dhe me lot gëzimi”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se, gjatë 23 vjetëve nuk ka pasur asnjëherë ndonjë incindent me ushtarët gjermanë.

“Na kanë ndihmuar për të mirëmbajtur sigurinë dhe paqen dhe kur kemi parasysh lidhjet e ngushta Serbi-Rusi edhe në aspektin ushtarak, prania e NATO-s është e domosdoshme”, ka shtuar ai.

“Kemi nevojë për NATO-n në Kosovë deri ateherë kur Kosova të bëhet për NATO-n”, ka përfunduar Kurti.

Ndryshe, kancelari gjerman Scholz, të premten ka arritur në Kosovë, e që është pritur me nderime të larta shtetërore nga kryeminstri Kurti dhe ambasadori gjerman, Jorn Rhode.

Destinacioni i tij i dytë pas Kosovës, është Beogradi.

Kancelari gjerman, Scholz në mbështetje të Procesit të Berlinit

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika