Kurti pret në takim Hykollin, diskutojnë për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe BSPK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli. Ata diskutuan për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat

Kryeministri Kurti dhe kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në kuadër të komunikimit të rregullt, kryeministri Kurti dhe Hykolli kanë diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë mes qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli. Në kuadër të komunikimit të rregullt, Kryeministri Kurti dhe z. Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në gusht të këtij viti, BSPK-ja ka shpallur grevë në administratën publike dhe në arsim, duke kërkuar miratimin e Ligjit për paga si dhe shtesën prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit publik deri në miratimin e tij.

Ende pa u plotësuar kërkesat, BSPK-ja më 1 tetor ka pezulluar grevën e filluar më 25 gusht dhe sipas saj, greva do të jetë e pezulluar deri në janar të vitit 2023.





Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika