Kurti: Qeveria pret angazhim më të madh në ndjekjen e krimeve të luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria e Kosovës pret angazhim me të madh në ndjekjen e gjykimin e krimeve të luftës. Sipas tij, është e nevojshme përgjegjësia më e lartë institucionale, në radhë të parë e Prokurorisë Speciale e pastaj e tërë sistemit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka njoftuar se tashmë janë bërë tri vjet mungesë në ndjekjen e krimeve të luftës, ka thënë se qeveria e Kosovës pret angazhim me të madh në ndjekjen e gjykimin e krimeve të luftës.

Ai ka thënë se kriminelët e luftës duhet dënuar dhe sipas tij, për këtë është e nevojshme dhe e domosdoshme përgjegjësia më e lartë institucionale, në radhë të parë e Prokurorisë Speciale e pastaj e tërë sistemit.

“Për këtë, brenda vitit të parë kemi shtuar buxhetin për rritjen e numrit të prokurorëve specialë dhe bashkëpunëtorëve profesionalë. Po ashtu, po punojmë në krijimin e Institutit që do dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës, e po punojmë zellshëm në hartimin e strategjisë per drejtësinë tranzicionale”, ka thënë kryeministri.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i pari i ekzekutivit ka theksuar se pesha e përgjegjësisë e organeve të drejtësisë tejkalon atë profesionale dhe imponon veprim efikas.

“Kodi i Procedurës Penale i Kosovës mundëson gjykimin në mungesë. Para tri vitesh, kërkesa e pashtershme për drejtësi për viktimat, ka sjellë deri te miratimi i një norme të këtillë juridike që mundëson mbarëvajtje të procesit gjyqësor pa praninë e të akuzuarit”, ka thënë ai duke shtuar se “këtë e kemi borxh”.

Po ashtu, kryemisnitri Kurti ka theksuar se krimet e luftës nuk parashkruhen.

“Me këto ikin edhe ata të cilëve shteti u ka borxh vënien e drejtësisë për familjarë të vrarë e për dhimbjen e papërballueshme e cila po mbetet pa përgjigje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Kurti kishte theksuar se referimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për Kosovën si precedent për të ndërhyrë në punët e një shteti tjetër më të vogël, “nuk është asgjë më shumë se gënjeshtër”.

I pari i ekzekutivit kishte potencuar se ashtu siç nuk ka dëshmi të dhunës sistematike kundër rusëve etnikë në Ukrainë, krahasimi me Kosovën është shumë i largët për të pasur ndonjë vlerë kritike.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika