Kurti refuzoi t’u përgjigjet deputetëve, Hoti: Diktaturë hibride në sisteme demokratike

Duke i reaguar heshtjes së kryeministrit, Albin Kurti, ndaj pyetjeve të opozitës deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti shkroi në Facebook se ky veprim është një formë "diktature hibride në sistemet demokratike"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Gjatë ditës së premte kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve të Kuvendit. Kjo, sipas tij, do të bëhet shkak i mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

E heshtjes së Kurtit ndaj pyetjeve të opozitës, i ka reaguar Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se kjo është “diktarurë hibride në sisteme demokratike”.

“Fatkeqësisht, ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve. Ky lloj shantazhi ndaj deputetëve është diktaturë hibride në sisteme demokratike. Është fatkeqe për demokracinë tonë që përjetojmë situata të tilla, ku deputetët e mazhorancës bëhen pjesë e kësaj maskarade parlamentare.  Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit nuk e kryen detyrën e tij për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit dhe sjelljen kushtetuese të anëtarëve të Qeverisë në seancat parlamentare”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë se mandati i deputeti është u lirë dhe i pakushtëzuar dhe Qeveria nuk ka të drejtë t’i shantazhojë.

“E vërtetë është se një pjesë e opozitës, pa e përfshirë LDK-në, nuk po i voton këto marrëveshje, por kjo nuk i jep të drejtë Qeverisë të shantazhojë deputetët. Përgjegjësinë politike e marrin ato grupe parlamentare dhe deputetë që nuk po votojnë. Por, askush nuk mund të detyrojë e shantazhojë ata se si të sillen në Kuvend. Mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika