Kurti: Republika jonë mund të lulëzojë pavarësisht nga mosnjohja e pavarësisë nga Serbia

Kurti në Unionin e Oksfordit gjatë ditës së hënë, ka deklaruar se Kosova mund të lulëzojë pavarësisht mosnjohjes së pavarësisë nga Serbia.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Unionin e Oksfordit

Kryeministri Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Unionin e Oksfordit në Britaninë e Madhe, ka folur për raportet e Kosovës me Serbinë.

Gjatë fjalimit të tij Kurti është shprehur se ndryshimin progresiv në politikën serbe mund ta sjellë vetëm populli serb.

Ai ka thënë se si kryeministër i Kosovës, nuk mund ta ndihmojë Serbinë që të shënoj progres.

Sipas tij, Kosova mund të ecë përpara pavarësisht njohjes nga Serbia

“Si kryeministër i Kosovës, unë mund ta ndihmoj një ndryshim të tillë duke dëshmuar se republika jonë mund të lulëzojë pavarësisht nga mosnjohja e pavarësisë sonë nga Serbia. Një Kosovë e fortë dhe prosperuese do ta ndihmojë popullin serb dhe elitën e tij politike të kuptojë se një politikë miqësie ndaj nesh u shërben interesave të tyre shumë më mirë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndër të tjera ai tha se njohja nga Serbia është e mirëseardhur dhe se është i përkushtuar ndaj dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Për të qenë i sigurt, unë mbetem i përkushtuar ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja me lidershipin aktual të Serbisë. Njohja nga Serbia është gjithmonë e mirëseardhur dhe sa më shpejt të vijë aq më mirë për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor. Por Republika e Kosovës sigurisht që mund të jetojë dhe të lulëzojë edhe pa të”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, vizita e Kurtit në Mbretërinë e Bashkuar vjen pas asaj që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicrës.

 

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika