Kurti s’tregon nëse i ka siguruar votat, s’pritet rezultat nga seanca e nesërme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka treguar nëse i ka siguruar apo jo shumicën e votave për të formuar qeverinë ditën e nesërme. Ai injoroi pyetjet e gazetarëve teksa po merrte pjesë në një konferencë në Fakultetin i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Gjersa partitë e tjera shprehen njëzëri se nuk e votojnë qeverinë “Kurti 3”, nga shoqëria civile janë pesimistë se seanca e nesërme e Kuvendit mund të sjell rezultat

Fiks kur 24 orë e ndanin vendin nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e qeverisë se re, mandatari Albin Kurti është pyetur nëse i ka siguruar shumicën e votave.

E jo më ndryshe sesa herët e kaluara, Kurti injoroi pyetjet e gazetarëve gjatë mëngjesit të sotëm.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen nesër me fillim nga ora 10:00 pas thirrjes për seancën e jashtëzakonshme, një ditë më parë.

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike tashmë i kanë bërë të qarta pozicionet e tyre se nuk kanë vota për Lëvizjen Vetëvendosje.

I prerë në po këtë qëndrim është edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, emri i të cilit është përfolur shumë muajve të fundit për mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, marrë parasysh diskutimet që kanë zhvilluar.

Gjersa iu përgjigj me “jo” pyetjes nëse e voton Qeverinë “Kurti 3”, Limaj gjatë intervistës së mbrëmshme në “Debat Plus” hodhi dyshime edhe mbi legjitimitetin e legjislaturës së Kuvendit.

“Unë dyshoj që Kuvendi i Kosovë është i konstituar. Nëse vjen një konstatim me thanë Gjykata që ka pasë shkelje Kushtetuese që nuk është konstituar Kuvendi, vijmë në një situatë ku themi që çdo gjë tjetër është jokushtetuese, edhe afatet, edhe ditët dhe çdo gjë tjetër është e parëndësishme”, ka thënë Fatmir Limaj – Kryetar i Nismës Socialdemokrate.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi nuk presin që seanca e nesërme të sjellë rezultat.

“Seanca mund të zhvillohet me debat parlamentar. Deputetët kanë të drejtë të diskutojnë për kandidaturën e propozuar, për  mungesën e përbërjes së kabinetit dhe mungesën e vizionit për qeverisjen e ardhshme. Ky debat mund të zgjatet veçanërisht nëse opozita kërkon sqarime me procesin, legjitimitetin politik dhe mungesën e transparencës nga ana e partisë fituese. Sa po shihet deri tani, nuk ka asnjë marrëveshje apo koalicion të arritur deri ditën e sotme”, ka thënë Melos Kolshi – Hulumtues në IKD.

Në kërkesën për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, LVV-ja nuk dorëzoi paraprakisht përbërjen e kabinetit qeveritar, veprim që IKD e cilëson si shmangie të standardeve të një qeverisje të mirëfilltë.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika