Kurti takohet me presidentin e FIFA-s

Kryeministri Kurti është takuar me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino. Në këtë takim është ritheksuar përkushtimi i Qeverisë për sigurimin e kushteve, infrastrukturës ligjore dhe fizike, si dhe mbështetjes maksimale financiare për zhvillim të sportit në Kosovë

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ka theksuar “rëndësinë dhe rolin që sporti luan në shoqërinë tonë, duke thënë se futbolli na bashkon sot, ashtu siç na ka bashkuar edhe në kohët më të vështira”.

“Në takim u ritheksua përkushtimi i Qeverisë për sigurimin e kushteve, infrastrukturës ligjore dhe fizike, si dhe mbështetjes maksimale financiare për zhvillim të sportit në vendin tonë”, njofton Kryeministria.

Mes tjerash, në këtë u diskutua për ngritjen e kapaciteteve profesionale me qëllim të mbajtjes së talentit vendor brenda Kosovës me fokus te gjeneratat e reja, dhe konsolidimi i infrastrukturës fizike sportive për sportin e futbollit.

“U tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e hapur për bashkëpunim me të gjitha strukturat sportive ndërkombëtare dhe vendore për të siguruar zhvillimin e futbollit vendor në përputhje me zhvillimet më të reja të sportit global”.

Në takimin mes Kurtit dhe Infantino-s ishin të pranishëm Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ai i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, si dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamet Sejdini.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika