Kurti takon kryeministrin spanjoll Sanchez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij njëditor në Berlin, është takuar me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez dhe me kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa

Kryeministri i Kosovws, Albin Kurti, me kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa dhe dhe kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Gjermani, ku po merr pjesë në kongresin e partive social-demokrate. Përveç takimit që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kreu i Qeverisë së Kosovës është takuar edhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Fotografinë për takimin me Sanchez, Kurti e ka publikuar në Twitter.

Spanja është ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që vazhdon akoma të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, derisa së fundi i është bashkuar Francës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, siç është raportuar, për ndërlidhjen e liberalizimit të vizave të Kosovës me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Përveç Spanjës, edhe Suedia, Belgjika e Holanda kanë të njëjtin qëndrim sikurse Franca.

Po ashtu, Kurti gjatë qëndrimit në Berlin ka takuar edhe kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa.

Sipas tij, në këtë kongres të partive socialdemokrate, me të cilat “Lëvizja Vetëvendosje është e afiliuar”, është diskutuar për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë.





Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika