Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja bazë të zbatohet pa parakushte e vonesa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka theksuar se Marrëveshja bazë duhet të zbatohet "krejtësisht dhe me shpejtësi" si dhe pa "parakushte e vonesa"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në margjinat e Forumit Ekonomik në Delphi.

Me emisarin e BE-së, Kurti ka diskutuar për pritjet nga takimi i 2 majit në Bruksel dhe për zgjedhjet që janë mbajtur të dielën e 23 prillit në veri.

“Diskutuam për takimin e radhës në Bruksel dhe për zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajçakun në Forumin Delphi”, tha Kurti në Twitter.

Tutje Kurti ka theksuar se marrëveshja bazë “duhet të zbatohet krejtësisht dhe me shpejtësi”.

“Pa parakushte e pa vonesa”, ka thënë ndër të tjera kreu i qeverisë.

Gjatë ditës, Kurti në margjina të këtij forumi është takuar edhe me emisarin britanik, Stuart Peach me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për zhvillimet e aktuale në Kosovë dhe rajon.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika