Kurti takon Minxhozin, flasin për përgatitjet e shënimit të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në fokus të takimit në mes Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë dhe Kryeministrit Kurti ishin përgatitjet për shënimin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë si dhe, bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes dy vendeve

(Majtas)Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathtas)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në fokus të bisedimeve ishin përgatitjet për shënimin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

“Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, në takim u theksua bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika