Kurti thirrje Prokurorisë së Shtetit: Trajtoni me seriozitet rastet e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Kreu i qeverisë, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit t’i trajtojnë me seriozitet rastet e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit t’i trajtojnë me seriozitet rastet e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Për drejtësi, që shëron e mbyll plagët e hapura e të njoma të familjeve të cilat i dhanë kaq shumë Kosovës për çlirim”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se në 25 vjetorin e masakrës së dytë në Abri të Epërme të Drenicës, përkujtuan të vrarët e familjes Muliqi.

“Pas masakrës së 26 shtatorit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30 mars 1999, vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. Katër nga ta ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeҫ”, ka thënë kryeministri.

Ai ka thënë se Sejfulla Muliqi është dëshmor i kësaj familje, i cili pa i mbushur 17 vjet, kishte i’u kishte bashkëngjitur UÇK-së, për të luftuar forcat okupatore serbe.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika