Kurti udhëton për në Paris, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes

Përveç presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe kryeministri, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Paris. Ata pritet të marrin pjesë në Forumin e Paqes. Të dyja palët janë ftuar nga presidenti, Emmanuel Macron dhe gjatë kësaj vizite pritet të zhvillojnë takime me liderë të tjerë botërorë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të enjten e 10 nëntorit për në Paris, Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Kurti është ftuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kështu bën të ditur njoftimi i Zyrës së Kryeministrit.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Kurti do të marrë pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi, ku do të pritet nga Macron.

Njashtu, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti do të ketë takime edhe me përfaqësues të lartë shtetërorë.

Vlen të theksohet se të mërkurën e 9 nëntorit Kurti ishte shfaqur me një videomesazh në rrjetin social Facebook duke treguar se do të jetë pjesë e Forumit të Paqes në Paris dhe ka thënë se pjesëmarrës në këtë Forum është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjersa ka shqyrtuar mundësinë e një takimi me të.

Ai ka theksuar se është i gatshëm të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, me theks të veçantë njohjen reciproke.

Gjatë ditës së enjte, gjithashtu edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë, e cila po ashtu do të jetë pjesë e Forumit të Paqes në Paris. Siç njofton Zyra e Presidences, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë, me qëllim që të thellohet bashkëpunimi për tejkalimin e sfidave të paqes dhe sigurisë.

Presidentja Osmani në vizitë zyrtare në Paris

Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Jam i gatshëm dhe i përgatitur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika