Kurti: Vendosja e sundimit të ligjit në veri e nevojshme për një fushatë fer para zgjedhjeve

Kreu i Ekzekutivit, Albin Kurti, ka deklaruar se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të vendit është e domosdoshme “si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Abbott kanë diskutuar për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara.

Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti ka theksuar se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu, Kurti ka falënderuar ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ndërsa, Abbott pas takimit me Kurtin të enjten, kishte shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’i dëgjojë partnerët ndërkombëtarë për të ndërmarrë hapa për t’i zbutur tensionet në veri.

Abbott ka kritikuar veprimet e kryetarëve komunalë në veri, duke thënë se ata nuk duhet të angazhohen në aktivitete të sigurisë dhe duhet të kryejnë detyrat e tyre në komunë.

Abbott ka thënë se ata duhet të punojnë në të mirën e qytetarëve të tyre dhe të kërkojnë më shumë bashkëpunim me agjencitë e sigurisë.

Lexo edhe: Kurti në bisedë telefonike me Cleverly: Vetëm sundimi i ligjit hap rrugën për zgjedhje të parakohshme

Gjithashtu, Kurti, mbrëmjen e së enjtes kishte zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, me të cilin, ka përsëritur të njëjtën deklaratë si me ambasadorin Abbott.

Për sa i takon rrugës përpara drejt deeskalimit të plotë, Kurti në bisedë me Cleverly ka ritheksuar se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika