Kusari-Lila: Macron u pajtua me vendimin për heqjen e vizave për Kosovën, për shkak të masave të Qeverisë

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari – Lila, ka mirëpritur liberalizimin e vizave për Kosovën teksa e ka quajtur këtë një hap të rëndësishëm.

Ajo ka përmendur edhe reagimin e ambasadorit francez, Olivier Guerot që është deklaruar se pikërisht për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti i Francës,  Emmanuel Macron u pajtua për liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në verën e vitit të kaluar.

Kusari-Lila ka thënë se të mërkurën me aktin e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave për Kosovën në Strasburg, u përmbyll procesi më i gjatë dhe më i vështirë ndonjëherë për vendin.

Sipas saj, ky proces gjithmonë është ndërlidhur me procese politike të cilat nuk kanë pasur ndonjë ndërlidhje në kontekstin e lëvizjes së lirë.

“Ky proces u lidh me proceset politike të cilat në kontekstin e lëvizjes së lirë nuk kishin fare ndërlidhje”, teksa ka shtuar se pastaj përdorej si shkop i kushtëzimit edhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Përkundër vonesës, lëvizja e lirë tashmë nuk ka dilemë apo shtyrje tjetër. Barazia e popullit tonë me popujt evropianë shërben si motiv”.

Ndryshe, të martën, Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika