Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i ka dy faza, e para nuk e ka brenda njohjen

E para e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se "Plani franko-gjerman" nuk e përmban njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë në fazën e parë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se “Plani franko-gjerman” është i ndarë në dy faza, derisa ka shtuar se faza e parë nuk e ka brenda njohjen reciproke.

Faza e dytë sipas saj e synon normalizimin e plotë në mes të dy vendeve, por ajo nuk e ka përmendur nëse kjo fazë do të prodhojë njohje.

“Plani përmban zgjidhjen përfundimtare të ndarë në dy faza. Faza e parë nuk e përmban njohjen reciproke. Faza e dytë synon normalizimin e plotë. Në këtë propozim Kosova nuk ka qëndruar indiferente, keni dëgjuar se Bislimi e Kurti kanë thënë se është serioz por refuzojnë të japin elemente të cilat tash veç i kanë përcjellë”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për bojkotin e Listës Serbe, duke thënë se ka mbi katër muaj që ata nuk janë duke marrë pjesë në seancat plenare.

“Ka mbi 4 muaj e gjysmë që Lista Serbe nuk merr pjesë në seancat. Arsyeja nuk është parimore, por ka të bëjë me ruajtjen e Milan Radojiçiqit. Pakënaqësia e tyre është shfaqur në atë moment kur atij i është dhënë lajmi se Policia po e kërkon. Jo për ndonjë shkelje të të drejtave të dikujt”, është shprehur Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika