Kush janë të dyshuarit për masakrën e Dubravës, RTV Dukagjini sjell emrat

Kanë kaluar 23 vjet që nga masakra në Burgun e Dubravës, ende nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë ngjarje, ani pse ekziston një kallëzim penal me të gjithë emrat serbë të kryerësve të krimit

23 vjet pas masakrës në Burgun e Dubravës, teksa ekziston një kallëzim penal me të gjithë emrat serbë të kryerësve të krimit dhe emrat e viktimave shqiptarë, ende asgjë nuk është bërë lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme.

Miodrag Vidiq

23 vjet më parë, Miodrag Vidiq, po zbatonte urdhërat e eprorëve të tij, për të kryer një nga masakrat më të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë, gjatë luftës.

Bëhet fjalë për Masakrën në Burgun e Dubravës, ndërsa Miodrag Vidiq, i njohur me nofkën Miki, ishte komandant i Burgut.

Sipas Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Miodrag Vidiq, ishte akteri kryesor në kryerjen e një krimi mbi të burgosurit shqiptarë.

Një gjë të tillë, ata e kanë faktuar edhe në një kallëzim penal, të cilin e kanë dorëzuar në prokurori 16 vjet më parë.  

“Ka zbatuar urdhërat e drejtorit të burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq për përgaditjen e skendarit të masakrës së Dubravës, ka përgaditur skenarin e masakrës së Dubravës, dhe nga data 16 maj 1999 deri me 24 maj 1999 ka urdhëruar gardianët dhe të burgosurit serbë, në burgun e Dubravës për vrasje, torturim dhe keqtrajtim si dhe ka vrarë vet me dorën e tij, ka torturuar dhe ka dhe ka ushtruar keqtratime të rënda, ndaj 954 të burgosurve në burgun e Dubravës”, thuhet në Kallëzimin Penal.

Në këtë dokument përmendet edhe drejtori i burgut, Aleksandër Rakoceviq.

Ai, sipas këtij kallëzimi penal, ka urdhëruar komandantin e burgut që të përgatisë të gjithë skenarin e masakrës së Dubravës.

Një nga të përmendurit e tjerë në këtë Kallëzim Penal është edhe Branko Komatina.

Ai ka qenë mbikëqyrës i Pavionit B, ndërsa thuhet se i njëjti ka shoqëruar edhe Ukshin Hotin në ditën kur ai kishte përfunduar vuajtjen e dënimit.

Që nga ajo kohë, Ukshin Hoti nuk është parë më kurrë.

Pos kësaj, Branko Komatin, në të njëjtën ditë thuhet se ka ekzekutuar menjëherë pas lirimit dy të burgosur shqiptarë.

Më datën 16.05.1999, menjëherë pas lirimit nga burgu i Dubravës, pas vuajtjes së dënimit, ka ekzekutuar të burgosurin Rasim Plavën nga fshati Cermjan, KK Gjakovë dhe Shkelzen Pepshi nga Juniku, KK Deçan menjëherë pas daljes nga objekti i burgut. (Këta pas luftës janë gjetur të ekzekutuar).

Në këtë Kallëzim Penal, janë përfshirë mbi 30 serbë, ndërsa të mbijetuarve të kësaj masakre në sy më së shumti u ka rënë një i burgosur serb.

Bëhet fjalë për të burgosurin Boban Bashkoviq nga Nikshiqi, i cili ishte armatosur brenda burgut dhe po kryente krime mbi shqiptarët.

“Boban Bashkoviq nga Nikshiqi, ish i burgosur në burgun e Dubravës, i detyron të burgosurit Përparim Efendiu nga Gjakova, Ali Guta, Napoleon Guta dhe Kolë Berisha nga Peja, që nën trysninë e tij, me revole të drejtuar nga ata, t’i bartin kufomat, dhe pasi t’i bartin i vret edhe këta”, thuhet në Kallëzim Penal.

Vrasja e të lartpërmendurve nga Boban Bashkoviq, është faktuar edhe me këtë fotografi,  ku Napoleon Guta është i plagosur por ende gjallë.

Napoleon Guta

Po kaq i vrazhdë ndaj shqiptarëve është treguar edhe i burgosuri tjetër serb, Ilia Mishkoviq, duke ekzekutuar shqiptarët në oborrin e burgut të Dubravës.

Për këto krime, 23 vjet pas ngjarjes ka folur edhe i mbijetuari i kësaj masakre tani deputet, Enver Dugolli.

Ai ka kërkuar nga prokuroria që të ndërmarrë veprime për këtë rast.

“ Prokuroria duhet të zgjohet nga gjumi dhe të fillojë të dëgjojë dëshminë e këtyre njerëzve. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë së drejtësi, ju garantojmë edhe prokurorëve edhe drejtësisë se asnjë prej ne të mbijetuarve nuk do të ketë nevojë që të nxirret ndonjë vendim për dëshmitarët e mbrojtur, të gjithë do të dëshmojmë të vërtetën. Ende nuk është distancuar ministri i atëhershëm i Millosheviqit, presidenti Vuçiq”, ka thënë Dugolli.

E pas kësaj deklarate të Dugollit, ka reaguar edhe Prokuroria Speciale.

Në reagimin e tyre thuhet se dosja e Masakrës së Dubravës është riaktivizuar dhe është në procedurë hetimore.

Sipas këtij njoftimi, deri në këtë fazë është arritur të identifikohen 44 të pandehur që dyshohet se janë përfshirë në këtë krim.

Ndërsa janë identifikuar edhe 60 të dëmtuar dhe rreth 100 dëshmitarë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika