Kuvendi fillon publikimin e kontratave me operatorët

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit ka njoftuar veprimin e fundit të Kuvendit të Kosovës i cili sipas tij, tregon transparencën e proceseve të punës

Ilir Kërçeli ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës ka filluar publikimin e të gjitha kontratave me të gjithë operatorët.

Përmes një postimi në Facebook, Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Kërçeli ka thënë se ky veprim i Kuvendit të Kosovës vjen si një dëshmi e transparencës së punës.

Postimi i Kërçelit në Facebook

“Kuvendi i Republikës së Kosovës me aprovimin e kryetarit Konjufca ka marrë vendim që të publikohen në webfaqen e saj zyrtare të gjitha kontratat me të gjithë operatorët. Ky vendim për publikimin e kontratave për publikun vjen për të treguar transparencën e punës së Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar Kërçeli në llogarinë e tij në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika