Sot, më 14 prill, shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në orën 08:30, ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëkohësisht kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe te Memoriali “Heroinat” në Prishtinë.
Ndërsa, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë solemne me rastin e shënimit të kësaj dite.
Seanca do të zhvillohet në sallën e Kuvendit, duke filluar nga ora 17:00, nën moton “Ma kthe dritën”.
Kjo seancë organizohet për të nderuar dhe përkujtuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për drejtësi dhe mbështetje ndaj tyre.
