Kuvendi mban tri seanca javën e ardhshme

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se të njëjtat do të jenë të hënën, të mërkurën dhe të enjten

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë tri seanca plenare javën e ardhshme.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se të njëjtat do të jenë të hënën, të mërkurën dhe të enjten.

“U vendos që javën e ardhshme të mbahen tri seanca. E para është të hënën më 6 mars me fillim në ora 12, seancë kjo e veçantë, e cila e shënon përvjetorin e epopesë së UÇK-së. E dyta është më 8 mars, ditën e mërkurë, me fillim nga ora 12:00, që është e caktuar si seancë për vazhdimin e pikave të papërfunduara të seancave të mëhershme me agjendën e njëjtë që kishim për ditën e djeshme, po për shkak të kërkesës për debatin parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, pikat mbetën të patrajtuara. Dhe seanca e re e Kuvendit, e cila është e caktuar për ditën e enjte me fillim nga ora 10:00 me rendin e ditës si vijon. Përveç deklarimeve, rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në shqyrtim të dytë janë tri projektligje. Ai për pyje dhe sigurinë e përgjithshme të produkteve dhe pastaj në shqyrtim të parë janë dy projektligje tjera, ai për shëndetin riprodhues dhe për fertilizimin e asistuar mjekësor si dhe projektligji për minierat dhe mineralet”, ka deklaruar Kusari.

Kuvendi i Republikës së Kosovës mbajti të enjten e 2 marsit një seancë deri në orët e hershme të së premtes.

Me mbi 80 vota pro, Kuvendi i Kosovës e miratoi kërkesën e liderëve të partive opozitare që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të raportojë në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, pas takimit të nivelit të lartë që Kurti e kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte shprehur i gatshëm të debatojë me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika