LA Lakers pësojnë humbje nga Sacramento Kings

Gjiganti amerikan është rikthyer te humbjet, pasi është mposhtur para shikuesve të vet nga Sacramento Kings, me pesë pikë diferencë 111:116

Los Angeles nuk po arrin të ketë vazhdimësi këtë sezon në NBA.

Gjiganti amerikan është rikthyer te humbjet, pasi është mposhtur para adhuruesve të vet nga Sacramento Kings, me pesë pikë diferencë 111:116.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante me rikthime në rezultate, por në momentin e fundit, ishin basketbollistët mysafirë më të vëmendshëm dhe morën fitore.

Fundori amerikan, De’Aaron Fox, ishte më meritori për fitoren e Kings në këtë takim, pasi realizoi 31 pikë e shtoi gjashtë asistime.

Me lojë të mirë te mysafirët u dallua edhe Harrison Barnes me 20 pikë, derisa dyshja Huerter e Holmes shtuan 18 respektivisht 16 të tjera.

Te Lakers si gjithmonë më i miri në parket ishte LeBron James me 32 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën.

Lakers zë vendin e 13-të këtë edicion në Konferencën e Perëndimit me bilanc 20-25, derisa Kings është në pozitën e tretë me 25 fitore e 18 disfata.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika