Lajçak: Kosova dhe Serbia së shpejti pritet të finalizojnë 3-4 marrëveshje

Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në forumin ‘’Dubrovnik Forum2022’’ ka thënë se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai pret që të finalizohen së shpejti

''Dubrovnik Forum2022'', Kroaci

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në forumin “Dubrovnik Forum2022’’, ka deklaruar se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai po pret që të finalizohen së shpejti.

Po ashtu Lajçak, vlerësoi të dyja palët për takimet mujore në nivel të negociatorëve kryesorë dhe shtoi se ekziston marrëveshja që takimet të zhvillohen në nivelin më të lartë.

Sipas raportimi  nga “N1”, Lajçak vlerësoi gjithashtu se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon.

Sipas tij, dy çështje urgjente janë fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Zgjerimi i domosdoshëm

Po ashtu, sipas tij ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të rikthejë besueshmërinë e zgjerimit dhe partnerët të bëjnë seriozisht punën e tyre në reforma.

Gjatë forumit, Lajçak ka thënë se duhet të përfundojnë punët e pambaruara për çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Sipas emisarit evropian, BE ka ndryshuar, sepse është lufta ruse në Ukrainë ajo që ka ndryshuar gjithçka, përfshi edhe vet politikën, andaj BE duhet të reflektoj dhe t’i hapë rrugë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e familjes  evropiane.

“Në Dubrovnik Forum2022, theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të mbarojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.

Në postim Lajçak ka bërë të ditur se  është takuar edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, me të cilin ka diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Sot në mëngjes, në margjinat e #DubrovnikForum2022, u takova me kryeministrin Andrej Plenkoviç për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për një perspektivë të besueshme të BE-së për të gjithë rajonin”, ka shkruar ai.

Lajçak në Dubrovnik është takuar edhe me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ku ka thënë se me të mban takime të rregullta dhe se ‘’është gjithmonë e dobishme të krahasohen shënimet mbi të rejat në Ballkanin Perëndimor’’.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika