Lajçak: Lufta në Ukrainë fat për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi special i BE-se për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka hapur panelin e diskutimit në Forumin e Bratisllavës “GLOBSEC 2022”.

Miroslav Lajçak në Forumin e Bratisllavës

Në Forumin Bratisllavës “GLOBSEC 2022”, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi special i Bashkimi Evropian (BE), Miroslav Lajçak, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor ka qenë në agjendë të BE-së për një kohë të gjatë, por se gjatë këtyre viteve të fundit ka pësuar një rënie.

Ai tha se ka qenë një konsensus në BE se Ballkani Perëndimor është mirë dhe se paraprakisht duhet rregulluar disa çështje brenda unionit.

“Prandaj edhe vetë interesimi për integrim nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor ka rënë në pesë vjetët e fundit”, ka thënë Lajçak.

ilustrim

Ai shtoi “se e gjithë tragjedia në Ukrainë është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, sepse të gjithë e kuptojnë se integrimi nuk ka të bëjë me çështje teknike, pasi që rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së.”

Në mes të tjerash, ai shtoi duke thënë se ajo çfarë do të kërkojë nga partnerët e Ballkanit është (të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur) që edhe ne të kemi më të lehtë t’i ndihmojmë ata, pasi që qëllimi ynë i përbashkët është integrimi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika