Lajçak: Me Vuçiqin biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e radhës në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka treguar temat të cilat i ka diskutuar në takimin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë takimit të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë takimit të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar se kanë diskutuar lidhur me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe takimin e radhës të nivelit të lartë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se gjatë këtij takimi kryesisht temë diskutimi ishin çështjet aktuale.

“Sot në Beograd pata një diskutim të thellë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Biseduam në lidhje me çështjet aktualisht në agjendë dhe rrugën përpara në dialog, duke përfshirë edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi i palës serbe, Petar Petkoviç, do të takohen në kuadër të diskutimit mbi marrëveshjen për targat.

Kurse zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën, në 9 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, se tani është koha për të ecur përpara dhe për të “përfunduar me sukses” procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes, Kosova dhe Serbia zyrtar kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka theksuar se të dyja palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord.

Ndërkaq, më 21 prill do të skadojë ujdia e arritur në Bruksel.

Marrëveshja e arritur në Bruksel më 30 shtator përmban tri pika

Në pikën një, thuhet se “Forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë, maksimalisht, deri në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë”.

Në pikën dy thuhet se “nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, siç është rënë dakord në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme”.

Në pikën e tretë të marrëveshjes thuhet se “do të krijohet një grup pune i përfaqësuesve të partive të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE -së”.

“Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë duke vendosur etiketat ngjitëse në targat e automjetit të tij”.

Lajçak në Beograd, takon Vuçiqin

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika