Lajçak njofton për takimin e radhës Kosovë – Serbi në Bruksel

Më 13 maj do të mbahet takimi Kosovë-Serbi, për çështjen e targave në Bruksel

Mirosllav Lajçak,i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë të ditur së më 13 maj, do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Twitter’, Lajçak ka shkruar se pas konsultimeve me dy kryenegociatorët, janë pajtuar të vazhdojnë të diskutojnë për të gjetur një marrëveshje të përhershme për targat.

”Më vjen mirë të njoftoj se pas konsultimeve me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne jemi pajtuar të vazhdojmë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, në Bruksel më 13 maj”, shkruan Lajçak.

Të enjten e 21 prillit, Kosova dhe Serbia nuk arritën të dakordoheshin lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së përhershme për çështjen e targave dhe rrjedhimisht, palët fajësuan njëri-tjetrin për qasje jo konstruktive, për këtë çështje në Bruksel.

Kryenegociatori i Kosovës, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe i ngarkuari me dialog, Besnik Bislimi, në një konferencë për media kishte thënë se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje pasi, sipas tij, ka zero gatishmëri nga pala serbe për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës për dialog

Ndërsa, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar Kosovën se nuk ka qenë e gatshme për asnjë propozim, gjatë gjashtë muajve, sa kanë funksionuar grupet punuese për targat.

Petar Petkoviç, kryenegociatori i Serbisë për dialog

Marrëveshja  e përkohshme për targat ishte arritur me qëllim të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës kishte vendosur masa reciproke ndaj Serbisë, lidhur me targat dhe kjo rrjedhimisht, ishte arsyeja që serbët lokalë në veri të Kosovës bllokuan për dy javë rrugët për në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ilustrim

Duhet theksuar se më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës veturat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese.

Nuk arrihet marrëveshje për targat në Bruksel

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika