Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit të Asociacionit

Emisari evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se kanë diskutuar se si BE-ja e sheh procesin e hartimit të draft-statutit të Asociacionit në detaje dhe se palët duhet të fokusohen në normalizim të marrëdhënieve

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kishte një diskutim të rëndësishëm me të sa i përket draft – statutit të Asociacionit dhe se pret “dakordim” për këtë proces.

“Kemi diskutuar se si Bashkimi Evropian e sheh procesin e hartimit të draft-statutit të Asociacionit në detaje me Kryeministrin dhe besoj se kemi një dakordim mbi këtë proces”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se për këtë çështje do të jetë nesër edhe në Serbi për vizitë zyrtare dhe të hënën në Bruksel do të takohet me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një mirëkuptim për hapat që do të marrim dhe patëm një diskutim të rëndësishëm. Të njëjtin do ta kem edhe nesër në Beograd dhe do të takoj dy kryenegociatorët, Bislimin dhe Petkoviq të hënën në Bruksel. Të dyja palët duhet të përkushtohen në normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Lajçak.

Tutje, emisari i BE-së ka thënë se palët mund të kenë ose normalizim ose konfrontim, por duhet të fokusohen në normalizim dhe të shmanget çdo eskalim.

“Mund të keni vetëm normalizim ose konfrontim dhe ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim ndonjë eskalim, kjo nuk është në interesin e askujt”.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se në mbrëmje do ta vizitojë Mitrovicën e Veriut për ta parë edhe situatën në terren.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika