Lajçak pas takimit me Vuçiq: Themelimi i Asociacionit element kyç për stabilitet

Miroslav Lajçk pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se themelimi i Asociacionit është element kyç për stabilitet

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Gabriel Ecobar dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serb është element kyç për stabilitet.

Lajcak tha se Vuçiq tregoi “një qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane për Serbinë”, shkruan “N1”

Ndërkaq, gjatë ditës së premte Lajcak së bashku me këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë,  Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë qëndruar në Prishtinë.

Ku në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se kryetemë diskutimi ishte plani evropian, ose sic njihej ndryse plani franko-gjerman.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika