Lansohet programi “Kompakt” mbi 230 milionë dollarësh për përmirësimin e sektorit të energjisë

Sot[ e martë] është lansuar projekti "Kompakt" nga Qeveria e Kosovës dhe Agjencia e Qeverisë Amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë

Sot[ e martë] është lansuar projekti “Kompakt” nga Qeveria e Kosovës dhe Agjencia e Qeverisë Amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e energjisë në Kosovë.

Programi Kompakt, është investimi më i madh në sektorin energjisë në dekadat e fundit, me një shumë prej 236.6 milionë dollarësh amerikan.

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, është shprehur se programi e fuqizon Kosovën në sektorin e energjisë, duke shtuar se SHBA synon zgjerimin e investimeve private.

“Është e rëndësisë së madhe sepse këto marrëveshje financojnë programe për të mundësuar mjedise për investime në sektorin privat. Këtu kemi ‘Kompaktin” e MCC-së me 236 milionë, duke përfshirë 202 milionë dollarë nga Qeveria amerikane. Investimet tona substanciale e demonstrojnë konfidencën dhe zhvillimin e Kosovës e rritjen e saj”, ka thënë Hovenier.

Ndërsa, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se ky program ndihmon në fuqizimin e vendit dhe se ai ndikon në transformimin e sektorit të energjisë.

“’Kompakt’ përveç një grant, është simbol i mbështetjes pakompromis në marrëdhëniet strategjike mes shteteve tona. SHBA-ja ka mbështetur Kosovën në ditët më të vështira. Kompakti që po e lansojmë nuk është vetëm investim në energji, por është investim në të ardhmen dhe njerëzit e saj”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i palëvizshëm.

“Rëndësia e kompaktit të MCC do ta përdorë si katalist në zhvillimin ekonomik të tërheq investitorë. Ky kompakt është riafrimim i partneritetin egzoatencial. Së bashku po dërgojmë një mesazh të qartë, partneriteti i jonë është i palëvizshëm. Në emër të populli të Kosovës ju falenderoj”, tha Osmani.

E, kryeministri Albin Kurti ka theksuar se programi është arritje e tranzicionit të energjisë.

“E vendos Kosovën në ballë të zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme. Përmes partnerit tonë, Kosova do të ketë së paku 350 MË rezerva, duke e bërë shtetin me ruajtje të energjisë ndër vendet që ruajnë më së shumti energji”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, “Kompakti” ofron qëndrueshmëri dhe fleksibilitet në vendin tonë.

“Viti 2024 ka qenë i jashtëzakonshëm për sektorin e energjisë në Kosovë dhe akoma jemi vetëm në prill. Jam i gëzuar që kemi një arritje tjetër. Deri më tani kemi lansuar Alpeksin ku rryma shkëmbehet me tregun e Shqipërisë së dyti kemi fatuaruar shpenzimet e rrymës në veri, së treti ligji i energjisë së ripërtrishme. Ky është demostrim i qartë si qeverisja e mirë bën që qytetarët të përfitojnë. Ne gjithashtu kemi mbështetjen e përhershme te SHBA dhe qeverisë amerikane, tashmë do të jemi në hartën e investitorëve të huaj, kjo do të ndihmojë të zgjerohen financat. Kemi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane, ky kompakt ofron qëndrueshmëri dhe fleksibilitet. Programi i MCC është arritje e tranzicionit të energjisë. Kjo e vendos Kosovën në ballë të ruajtjes së energjisë. Prandaj me këtë program synojmë ti sigurojmë të rinjët tanë që do të bëjmë trajnime profesionale, dhe do rrisim në 33 % prezencën e grave në sektoron e energjisë”, u shpreh Kurti.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika