Largohen nga tregu i Kosovës çokolatat zvicerane, të dyshuara për falsifikim të datës se skadencës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka larguar nga tregu çokolatat zvicerane “Frey” të dyshuara për falsifikim të datës se skadencës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka larguar nga tregu çokolatat zvicerane “Frey” të dyshuara për falsifikim të datës se skadencës.

“Prodhues fabrika ‘’Frey’’ origjina Zvicër. Menjëherë kemi nisur gjurmimin për të gjetur adresën e operatorit ekonomik distribues. I cili ka rezultuar se gjendet në Fushë Kosovë. Ekipi inspektues ka shkuar për inspektim të depos se produkteve. Aty ka gjetur produktet e njëjta si të dyshimta. Datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera. Menjëherë janë ftuar Policia me njësitet relevante për të bërë verifikimin e dyshimit në falsifikim. Inspektorët e AUV-së bashkë Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet në raste”, njofton AUV.

Bëhet e ditur se sasia e gjetur e produkteve është ndaluar për qarkullim, po ashtu është urdhëruar distributori, qe menjëherë të bëjë tërheqjen nga të gjitha pikat ku e ka shpërndarë produktin. Në të njëjtën kohë është gjetur edhe adresa e furnitorit të këtij produkti si Importues me lokacion ne komunën e Gjilanit.

“Po ashtu tek i njëjti autoritete shtetrore kanë gjetur edhe një sasi tjetër të çokolatës se njëjtë me afat të skaduar por qe nuk i është manipuluar data. Nga të dyja rastet është arritur të ndalohen rreth 2500 njesi çokolate prodhues fabrika “Frey” lloji: supreme dark orange, supreme dark 78%, dhe supreme dark crunchy almond. Të gjitha me peshë 100 gram për njësi.”, thuhet tutje në njoftim.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje që konsumatorët të kenë kujdes nga produkte të tilla.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika