Lavrov akuzon Perëndimin për rusofobi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka thënë se rusofobia është gjithnjë në rritje në Evropë dhe në Perëndim, pavarësisht faktit që po mundohen ta shkatërrojnë Rusinë

Sergej Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në mbledhjen Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka drejtuar një sërë ankesash për Ukrainën dhe Perëndimin, në një përpjekje për të thënë se Moska nuk kishte “zgjidhje tjetër” përveçse të ndërmerrte veprime ushtarake.

Lavrov gjatë fjalimit të tij ka thënë se rusofobia është gjithnjë në rritje në Evropë dhe në Perëndim, pavarësisht faktit që po mundohen ta shkatërrojnë Rusinë.

“Rusofobia zyrtare në Perëndim ka arritur një shkallë groteske të paprecedentë. Ata nuk po ngurrojnë të deklarojnë qëllimin e tyre për të shkaktuar disfatë ushtarake mbi vendin tonë, por edhe për të shkatërruar dhe thyer Rusinë” ka theksuar Lavrov.

Ndërkaq, fjalimi i tij është përqendruar në pretendimin se ShBA dhe aleatët e saj po minojnë në mënyrë agresive sistemin ndërkombëtar që përfaqëson OKB-ja.

SHBA dhe Ukraina nuk i janë kundërpërgjigjur në asamble të shtunën e 24 shtatorit. Por, Presidentët e të dyja vendeve kanë mbajtur tashmë fjalimet e tyre, duke e përshkruar Rusinë si një agresor të rrezikshëm që duhet ndalur, raporton euronews.

Lavrov, nga ana e tij, ka akuzuar Perëndimin se synon “të shkatërrojë dhe të copëtojë Rusinë” në mënyrë që “të heqë nga harta globale një entitet gjeopolitik që është bërë shumë i pavarur”.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme kishte votuar me shumicë dërrmuese në mars të këtij viti, për të dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, thirrje për tërheqje të menjëhershme të të gjitha forcave ruse dhe për të kërkuar mbrojtje për miliona civilë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika